Pak ditë pas kërkesës së Britanisë së Madhe për të dalë nga BE është ndezur një konflikt për të ardhmen e Gjibraltarit.
Zona britanike në jug të Spanjës ka mbështetjen e plotë të Londrës, tha këto ditë kryeministrja britanike Theresa May duke i dhënë mbështetje territorit.
Ajo nuk do të lejojë që Gjibraltari të kalojë nën një kontroll spanjoll kundër vullnetit të banorëve të tij, theksoi May në lidhje me pretendimet e Madridit për ta kaluar këtë territor nën kontrollin e tij.
Gadishulli i Gjibraltarit ndodhet në ngushticën detare midis Mesdheut dhe Oqeanit Atlantik.
Gjibraltari kaloi me Paqen e Utrechtit të vitit 1713 nga Spanja te Britania e Madhe, por Madridi kërkon rregullisht që t’i kthehet ari tani BE i ka amortizuar tensionet midis dy vendeve.
Ish-kryetari i Partisë Konservatore britanike, Michael Howard sipas medieve britanike e konsideron madje të mundur që May të jetë e gatshme për një luftë për ta mbrojtur Gjibraltarin pas Brexit, raporton DW.
Në bisedimet e Brexitit, qeveria spanjolle do të ketë një të drejtë vetoje për vendimet për Gjibraltarin. Në një kohë kur Londra dhe Gjibraltari e kritikuan ashpër propozimin, Madridi u shpreh shumë i kënaqur. Gjibraltari nuk do të jetë as peng politik as viktimë në daljen nga Bashkimi Evropian, i tha Picardo stacionit televiziv britanik Sky News. Direktivat e lejojnë Spanjën “që t’i diskriminojë britanikët në Gjibraltar” dhe që të ndjekë objektivat e veta. Edhe ministri i Jashtëm, Boris Johnson e siguroi përmes tëitterit Gjibraltarin për mbështetjen e tij të plotë.
Gjibraltari ka 32.000 banorë. Me taksat e ulëta që ka, ai ka tërhequr edhe shumë institute financiare, shoqëri sigurimesh dhe operatorë të lojërave online. Në një referendum në vitin 2002, 99 përqind e banorëve votuan që të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Në referendumin e Brexitit, 96 përqind e banorëve votuan kundër ndarjes nga BE. (M.D/ Shuplaka)