11:02 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Britania nuk do të shkëputet nga BE, do ta pengojmë ne!” Autobusi i çuditshëm që shëtit rrugëve të Londrës…

21:11 | 29/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Gjitha
0
“Britania nuk do të shkëputet nga BE, do ta pengojmë ne!” Autobusi i çuditshëm që shëtit rrugëve të Londrës…

Aktivistja pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE, Madeleine Kay u ka dërguar paralajmërim të ashpër mbështetësve të Brexit duke garantuar se anti-Brexit-ët do ta fitojnë luftën për të mos e lënë vendin t’i shkëputet kontinentit të vjetër në harkun e një viti.

Duke folur në emisionin Politika e Përditshme në BBC, aktivistja e re u pyet se si do ta fenstonte ditën e shkëputjes nga BE vitin e ardhshëm, e cila planifikohet të jetë data 29 mars 2019.

Ajo tha se së pari do të festojë ditëlindjen e saj që koinçidon në të njëjtën datë dhe pastaj do të festojë së bashku me të gjithë “Superheronjtë e BE-së” si ajo që do t’ia kenë arritur qëllimit të ndalojnë Brexit.

Ajo tha: Ne do të festojmë së bashku në ditën e “Superheronjve të BE” sepse ne dotë ndalojmë Brexit përpara se të ndodhë dhe do ta bëjmë 29 marsin 2019 datën kur do të festojë kushdo që nuk e ka dashur Brexit-in.

Ne do të kërkojmë referendum dhe do ta bindim publikun të votojë për kauzën tonë për të ndaluar Brexit dhe për ta shpëtuar Mbretërinë e Bashkuar nga kjo estradë që vetëm sa do ta dëmtojë rëndë ekonominë dhe shoqërinë në dekadat që do të vijnë.

Ditën e sotme, aktivistët anglezë anti-Brexit diolën rrugëve të Londrës për të protestuar kundër Brexit në përpjekje për të kthyer mbrapsh Nenin 50, pikërisht në një vjetorin e propozimit të tij nga kryeministrja Theresa May.

Grupi i protestuesve morën me qera një autobus dykatësh tipik londinez dhe nisën demonstratën publike duke u veshur si superheronj të Bashkimit Evropian, me qëllim për të provokuar mbështetësit e Brexit të cilët planifikojnë të festojnë shkëputjen.

Duke u tallur me Votën e famshme Pro shkëputjes, një burrë i veshur si  sekretari i shtetit Boris Johnson, u tundte dorën në formë përshëndetje londinezëve në rrugët ku kalonte autobusi.

“Superautobusi i BE-së” nuk është automjeti i parë i kundërshtarëve të Brexit që shëtit rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në shkurt, lëvizja e tyre “A ia vlen të shkëputesh?” nisi rrugëve një autobus anti-Brexit.

Ndërkohë që lëvizja për t’u shkëputur u thotë njerëzve se Britania e Madhe në javët pas referendumit të Brexit, e paguante Unionini Evropian rreth 350 milion paund në javë, superautobusi i ri pretendon se shpenzimet ndaj BE-së janë në fakt 2 miliardë paund në javë.

Në anë të autobusit shkruhet “Brexit kushton 2 miliardë paund në javë … thotë raporti i qeverisë”.

Ndërsa në anën e pasme të autobusit shkruhet: “A ia vlen?”

Burimi: Express.co.eu

Pas

Skandali/ Armë zjarri pa leje, zbulohet sa lehtë mund të blihen në Tiranë me 35 mijë lekë

Para

Je më e bukur se ç’dukesh, 5 faktet që e dëshmojnë këtë

Para
Je më e bukur se ç’dukesh, 5 faktet që e dëshmojnë këtë

Je më e bukur se ç’dukesh, 5 faktet që e dëshmojnë këtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

Izraeli mesazh në persisht për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

“Shqetësim për atë që do të ndodhë më pas”, iranianët përgatiten ndërsa lufta afrohet

(VIDEO)Kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet lundruese, Policia u vjen në ndihmë 8 personave në Dhërmi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.