Një student nga universiteti i Oksfordit rezultoi pozitiv me koronavirus ditën sotme. Autoritetet thanë se i riu është izoluar menjëherë, ndërsa rreziku është i pakët që ai të ketë infektuar të tjerë studentë.
I infektuari vinte nga një udhëtim jashtë ishullit. Ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 211 raste. Autoritet janë mjaft të alarmuara, ndërsa deri më tani viktima janë 2.
Por autoritet në ishull ndërkohë po përgatiten për më të keqen. Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se tani është çështja se ‘kur’, në vend Britania e Madhe do të përballet me një shpërthim të epidemisë.
Frika e drejtuesve është se si pasojë e infektimit masiv numri i të vdekurve mund të shkojë në 100 mijë.
Discussion about this post