02:47 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Britmat mes grave në komision, deputeti s’duron dot më: Ma hoqe trurin!

12:42 | 28/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britmat mes grave në komision, deputeti s’duron dot më: Ma hoqe trurin!

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro refuzoi me ngulm të përmendë fjalën “shembje” për Teatrin Kombëtar.

Megjithë këmbënguljen e deputetes Albana Vokshi që përsëriste vazhdimisht që Teatri do të shembej dhe do të shkatërrohej, ministrja foli për ndërtimin e një teatri të ri, për degradimin e godinës së vjetër, por në asnjë moment nuk pranoi të përmendë fjalën “shembje” apo “shkatërrim”.

Në anën tjetër ky ishte qëllimi i Albana Vokshit, kryetares së Komisionit të Medias që ngulmoi gjatë për të nxjerrë nga Mirela Kumbaro fjalën “shembje” duke çuar në kaos mbledhjen e komisionit.

Sherri mes dy deputeteve ka zgjatur dhe tonet janë acaruar. Ndërsa dëgjonte në komision,  deputeti socialist, Ismet Beqiri nuk ka duruar më. Në një moment ai iu kthye Albana Vokshit me fjalët  “më hoqe trurin”, një shprehje që ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve.

Sherri Vokshi-Kumbaro dhe acarimi i deputetit Ismet Beqiri

Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Albana Vokshi: A do të shembet Teatri?

Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën se si bëni pyetjet, ju nuk më diktoni përgjigjen!

Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes!

Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas!

Albana Vokshi: Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet Teatri?

……..

Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin!

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira….

Albana Vokshi: Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin!

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti

Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem!

Albana Vokshin: Ule zërin!

Ismet Beqiri: Kjo është diktaturë. Mjerëm thotë populli, po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje! Më hoqe trurin!

Ministrja e Kulturës dërguar në komision, ku thuhet se nuk ka projekt, por koncept-projekt të dërguar në Bashkinë e Tiranës. Ndër të tjera, në shkresën e firmosur nga Kumbaro thuhet se godina e Teatrit Kombëtar nuk është konsideruar asnjëherë si monument kulture.

 

Etiketa: albana vokshikomisionmirela kumbaro
Pas

Breshëri armësh në drejtim të eskortës së ish-presidentit

Para

Donte President të përbashkët, Rama s’e hap gojën për tensionet në Kosovë

Para
Donte President të përbashkët, Rama s’e hap gojën për tensionet në Kosovë

Donte President të përbashkët, Rama s’e hap gojën për tensionet në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.