Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka organizuar një protestë për të refuzuar minishengenin që do të mbahet në Tiranë dhe prezencën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Protestuesit mbajnë në duar flamuj shqiptarë, foto nga masakra e Reçakut dhe pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme kundër Vuçiçit.
Gjatë protestës ata brohoritën dhe fishkëllyen kundër presidentit serb, ndërsa ka edhe nga ata protestues që e shprehën qëndrimin e tyre kundërshtues për “FaxNews”.
“E papranueshme kjo gjë që po bën Rama. Vuçiç është një kriminel lfute, nuk e duam. Nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Nuk mund të ftohet kasapi i Kosovës këtu. Vuçiç duhet të jetë larg nga Shqipëria. Rama është tradhtari i Shqipërisë”, u shprehën midis të tjerash protestuesit.
Por ky tubim ka hasur në vështirësi sepse forca të shumta të policisë janë shfaqur duke iu kërkuar që ta mbyllin sepse nuk kanë marrë leje për protestën. Por Vetëvendosja ka vendosur të vijojë një tubim, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë.