Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë ka është në fazë të avancuar pasi mes palëve ka një marrëveshje që duhet të respektohet e të mos shkelet, si dhe të zbatohet pa vonesa.
Ai ka thënë se në drekën e shtuar të enjten nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka përsëritur kërkesat e vazhdueshme të Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se nga mjetet e ndara për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pret që edhe Kosova ta marrë pjesën që i takon.
“Ne jemi shumë të kënaqur që plani i rritjes i dedikohet të gjitha shteteve të Ballkanit, ku edhe Kosova do ta marrë pjesën e saj. Jemi të kënaqur që BE-ja e ka rikthyer temën e zgjerimit në tryezë, kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe unitetin në BE e natyrisht bit ë gjitha kundër Federatës ruse. Janë gjithsej 6 miliardë të ndara për rajonin tonë ku Kosova besoj që do të marrë së paku atë që i takon për nga madhësia dhe puna që kemi bërë, përafërsisht gjysma mund të jenë grante dhe gjysma kredi, por ne presim që të ndodhë qysh në këtë vit për të mos thënë në muajin e ardhshëm”, është shprehur Kurti.