10:54 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

20:48 | 16/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Komisioni Evropian është gati të pranojë një tarifë fikse prej 10 për qind në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara, me kushtin që marrëveshja të jetë e përcaktuar me kritere të qarta dhe të pranuara nga të dyja palët.

Objektivi është shmangia e tarifave më të larta ndaj sektorëve strategjikë si ai i automjeteve, medikamenteve dhe përbërësve të pajisjeve elektronike, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende vullnetin për të kufizuar në 10 për qind tarifat mbi makinat evropiane.

Në këmbim të heqjes dorë nga tarifat e larta, BE është gati të reduktojë kundërtarifat e tij për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të njohë disa nga standardet teknike amerikane.

Brukseli e ka bërë të qartë se do të mund të pranojë një kuotë fikse prej 10 për qind vetëm me kushte të mirëpërcaktuara dhe transparente, por jo si masë të përhershme.

“Bëhet fjalë për një tarifë prej 10 për qind, që në fakt përfaqëson një rritje të kamufluar të taksave për konsumatorët amerikanë”, ka thënë një zyrtar i BE-së për mediat gjermane.

Në paketën që po negociohet e që është ende në fazë elaborimi, ekzekutivi i Ursula von der Leyen po shqyrton edhe ndalimin total të importit të gazit rus, me qëllim favorizimin e atij amerikan.

Gjithashtu, propozimi drejtuar administratës Trump mund të përfshijë rishikimin e disa normave evropiane të kritikuara nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Synimi është hartimi i një pakete të plotë për t’i lejuar presidentit amerikan ta paraqesë si një fitore politike të rëndësishme”, ka shtuar burimi që ka ruajtur anonimatin.

Pas

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Para

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Para
Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

 



Të Fundit

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.