Dy vjet pas krimit, autoritetet e drejtësisë në Belgjikë kërkojnë ndihmën e Prokurorisë shqiptare për zbardhjen e ngjarjes.
Bëhet fjalë për një atentati të ndodhur në Bruksel, në shtator të vitit 2015, ku humbi jetën një 45-vjeçar shqiptar, ndërsa vëllai i tij i tij mbeti i plagosur.
Vetëm pak ditë më parë, gjyqtari Ahmet Metalia nga Gjykata e Tiranës, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë belge në lidhje me këtë ngjarje.
Krahas kërkesës zyrtare për ndihmë, pala belge u ka përcjellë palës shqiptare një profil gjenetik ADN-je të autorit të ngjarjes i cili dyshohet të jetë shqiptar, si edhe gjurmët e gishtave të tij.
Autoritetet belge kërkojnë që të bëhet një krahasim mes këtyre të dhënave me të dhënat e zotëruara nga autoritetet shqiptare, me qëllim identifikimin e autorit.
Për shkak të rrobave që ka pasur në momentin e ngjarjes, i dyshuari i cili akuzohet për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”, njihet nga hetuesit si “personi me xhaketë të kuqe”.
“Në datë 26 shtator 2015, në orën 08:19, në Bruksel, në rrugën “Malines” janë dëgjuar disa krisma armësh, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktimë e kësaj ngjarjeje ishte Anastas Q., 45 vjeç., si edhe plagosur Artan Q., 42 vjeç. Të dy këta persona janë shtetas shqiptarë.”, thuhet në vendimin e gjykatës së tiranës, për të pranuar kërkesën për ndihmë.
Sakaq bëhet me dije se hetuesit belgë kishin gjetur një thikë kuzhine, e cila gjendej pikërisht afër dorës së majtë të viktimës, i cili me sa duket kishte mbetur viktimë e të shtënave me armë, ashtu si edhe personi i plagosur. (D.D/Shuplaka)
Duket qarte qe puna e bere ne 4 vite e qeveris Rama ka arritur rezultat. Vlersimi i te shteteve te huaj eshte rritur ne cdo askepkt me policine tone. Nje gje per tu vlersuar.
Besimi i autoriteteve te huaja eshte rritur dukshem. Policia eshte institucioni me i besuar ne vend.
Policia jone ka arritur standartin europian, kete e tregon dhe fryma e bashkepunimit qe ints e huaja ligjzbatuese tregojne ndaj policise sone..kerkesa per bashkepunim tregon vec punen e madhee te kesaj qeverie me policine
Institucioni me i besuar i shqiptareve esht tashme dhe ura e bashkepunimit me organet europine..qe tregojne vec besimin n punen e polivise dhe kesaj qeveriee
Rezultatet e punes se policise po duken dita dites, po vleresohen dhe nga te huajt.Besimi tek policia e shtetit eshte shtuar ne keto 4 vite.Urime per te gjithe efektivet e policise qe punojne pa u lodhur cdo dite.
Kjo tregon besimin qe po kane edhe autoritete te huaja te rendesishme te Policia shqipetare.
Policia po ben pune te shkelqyer.Tashme jane arritur rezultate te pamenduara me pare.
Policia e shtetit eshte ne gadishmeri per cdo nevoj te qytetareve duke i rikthyer dinjitetin ketij institucioni fale punes se palodhur te z. Cako dhe bashkepunimi me nderkombetaret eshte i deomosdoshem