08:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Brukseli paralajmëron Serbinë për pasoja nëse rreshtohet në anën e gabuar për luftën në Ukrainë

14:35 | 15/03/2022
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia u detyrua për të votuar kundër sulmit rus? Flet Vuçiç: Jemi në situatë më të vështirë se kurrë, po na ushtrohet presion, Kosova do pranohet në OKB

Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit të saj kundër Ukrainës, por gjithashtu paralajmërojnë për pasoja të mundshme nëse kjo politikë e Serbisë vazhdon.

“Serbia nuk është e bindur se sanksionet (kundër Rusisë) janë përgjigjja e duhur për momentin. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit”, tha Michael Siebert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE.

Siebert i bëri këto deklarata në një diskutim në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kushtuar luftës në Ukrainë, gjatë të cilit ligjvënësit europianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për Serbinë për refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Si një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, pritet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat europiane, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Presioni ndaj Serbisë është intensifikuar javët e fundit, kur BE-ja vendosi një sërë masash kufizuese kundër Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Një grup deputetësh i ka kërkuar tashmë Komisionit Europian që të ngrijë përkohësisht bisedimet e pranimit në BE me qeverinë serbe dhe mbështetjen financiare.

Brukseli tha se Serbia e di çmimin nëse është në anën e gabuar të konfliktit

Pas

Anija ruse që u shfaq në Durrës, sqaron Ministria e Infrastrukturës: Ishte marrë me qera nga një kompani britanike, ja pse e nxorëm jashtë ujërave tona

Para

Nga ish-presidenti, te zëdhënësi i Putin dhe ministrat/ Kush janë emrat e rinj që futen në ‘listën e zezë’ të Britanisë së Madhe

Para
Lamtumirë McDonald’s! Ish-presidenti rus: Kemi panine dhe kotoleta

Nga ish-presidenti, te zëdhënësi i Putin dhe ministrat/ Kush janë emrat e rinj që futen në 'listën e zezë' të Britanisë së Madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

Dy të vdekur në një sulm me thikë në Londër

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.