19:07 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Brukseli pezullon shefin e EURALIUS-it në Tiranë

15:54 | 01/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Brukseli pezullon shefin e EURALIUS-it në Tiranë

Shefi i EURALIUS në Tiranë zoti Rainer Deville, është larguar me urgjencë nga Shqipëria rreth një javë më parë. Ai është thirrur nga shefat e tij gjermanë në Bruksel.

Një burim i rezervuar diplomatik tha për Hashtag.al se të dhënat paraprake flasin për një shkarkim të zotit Deville nga detyra që mban.

Në këtë moment ne jemi informuar në rrugë informale për pezullimin e tij, por gjasat janë që zoti Deville të jetë shkarkuar nga detyra”, – tha burimi.

Zoti Deville e mbaronte zyrtarisht mandatin e tij si Shef i misionit EURALIUS në Gusht të vitit 2017. Misioni EURALIUS është një entitet i Bashkimit Evropian i cili ndihmon Shqipërinë  në jurisprudencë, për reformat ligjore dhe kushtetuese.

Rainer Deville dhe misioni që ai drejtonte ka pasur rol të dorës së parë në procesin e reformës në drejtësi.

Zoti Deville u bë objekt debatesh kur u citua në media duke thënë se reforma në drejtësi do të sillte si rezultat largimin e 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve. I gjendur ngushtë nga buja e deklaratës së tij, më vonë ai tha se fjalët e tij ishin keqkuptuar.

Zoti Deville cilësohej nën zë nga opozita si një burokrat i BE-së që ka mbështetur synimet e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi.

Këtë javë Gjykata Kushtetuese dërgoi për të dytën herë në Venecia një version të përkthyer me korrektime të ligjit për Vetingun.

Versioni i parë i ligjit për Vetingun, u gjet me gabime në përkthim, versioni i parë ishte marrë nga publikimet zyrtare të misionit EURALIUS.

Pezullimi i gjermanit Deville vjen në të njëjtën kohë kur kreu i grupit parlamentar gjerman të CDU-së shigjetoi ashpër qeverinë Rama.

rainerdeville2
Rainer Deville
Etiketa: beeksperteuraliuspezullimrainer deville
Pas

Shqiptarët kopje e të huajve, hapin faqen ‘Rich Kids of Albania’ në Instagram

Para

Tirana – Partizani, tifozët pushtojnë rrugët e kryeqytetit (FOTO)

Para
Tirana – Partizani, tifozët pushtojnë rrugët e kryeqytetit (FOTO)

Tirana - Partizani, tifozët pushtojnë rrugët e kryeqytetit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.