Prej kohësh në media po flitet për një histori dashurie mes aktores Arta Nitaj, e cila është shumë e njohur në Kosovë për rolin e Xhesikës në serialin “O sa mirë”)dhe këngëtarit të njohur Bruno.
Marrëdhënia e tyre u përfol gjatë pasi u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pse asnjëri nuk e pranoi publikisht se mes tyre kishte një lidhje dashurie.
Vetëm pak ditë më parë Bruno ka publikuar këngën ‘Amë do”, ku Arta u shfaq në skena tepër provokuese
Ndërsa i ftuar në “Prive”, Bruno ka pranuar lidhjen dhe ndarjen njëkohësisht nga aktorja.
“Është e kaluar. Le të mbetet e kaluar, për aq kohë sa zgjati ishte shumë mire”, ka thënë ai.
(S.SH/Shuplaka)