20:22 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

BSH: Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% në 6 mujorin e parë të vitit, bien blerjet nga jorezidentët

18:37 | 05/10/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BSH: Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% në 6 mujorin e parë të vitit, bien blerjet nga jorezidentët

Tirana

Çmimet e pasurive të paluajtshme duket se e kanë frenuar rritjen në gjysmën e parë të vitit 2023.

Sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë.

Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3% ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë.

Megjithatë, është rritur pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ishte i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi.

Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut u raportua si më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive 14%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare. Vlera e balancës për këtë pyetje është dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.

I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 23%.

Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka qëndruar thuajse i pandryshuar në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte rreth -0.6%, ose shumë pranë nivelit neutral. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 10.6 muaj nga 9.9 muaj gjashtë muaj më parë, duke u rikthyer në vlerën e një viti më parë. Të tria zonat paraqesin mesatare shumë të ngjashme kohëzgjatjeje për shitje, 10.5-10.9 muaj. Në rastin e Tiranës nuk shfaqen ndryshime të mëdha, ndërsa për qytetet bregdetare dhe zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2023, rreth 14% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Gjatë periudhave të fundit vërehet një rënie e peshës së blerësve jorezidentë, të cilët gjatë vitit 2020 zunë rreth 1/3 e shitjeve të realizuara nga agjentët.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive te ndryshme. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet)./ MONITOR

Etiketa: banka e shqiperisePasuritë e paluajtshme
Pas

VOA: Inceneratori i Elbasanit, burg për Kokën, i pafajshëm Bllako

Para

Analistët: Putini përfitues nga tensionet në Ballkan

Para
Analistët: Putini përfitues nga tensionet në Ballkan

Analistët: Putini përfitues nga tensionet në Ballkan

Discussion about this post

 



Të Fundit

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.