14:25 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor, por ndërtuesit janë pesimistë

07:43 | 10/10/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet lista, ja 1104 familjet që përfitojnë kredi të butë

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e nxori këtë konkluzion pas një anketimi me mbi 300 agjenci të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Po sipas raportit të Money Val, agjencitë e pasurive të paluajtshme realizojnë vetëm 8 për qind të tregut të shitjeve të pasurive në Shqipëri, teksa 92 për qind e shitjeve realizohen direkt nga kompanitë.

Gjithsesi vrojtimi i BSH tregoi se ritmet e rritjes së çmimeve të raportuara nga agjencitë janë ulur disi këtë vit, teksa oferta për banesa po nxitet nga numri i lartë i lejeve të ndërtimit dhe kërkesa kryesisht nga kredia për shtëpi ndaj individëve.

Në publikimin e disa ditëve më parë Banka e Shqipërisë në vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit referoi se, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë.

Niveli më i ulët i treguesit pasqyroi rënien e balancave formuese të TBN-së, aktivitetit ndërtues me 6.3 pikë përqindje dhe kontratave porositëse me 3.0 pikë përqindje. Në kahun rënës rezultoi edhe ecuria e balancave të tjera të treguesit, si gjendja financiare, pritjet për punësimin në të ardhmen dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 4.1 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, duke qëndruar rreth mesatares 62.2%. Me gjithë nivelin e saj mbi normën e shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për tremujorin në analizë rezulton 1.7 pikë përqindje nën mesataren historike të saj.

Aktualisht të dhënat mbi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë janë të kufizuara. Vrojtimet sporadike të institucioneve prodhojnë shpesh të dhëna kontradiktore, të cilat shpesh nuk përkojnë më realitetin. INSTAT sakaq ka një projekt për të prodhuar një indeks të posaçëm për çmimet e banesave. Sipas dokumenteve zyrtare të INSTAT pilotimi i këtij indeksi do të prodhohej që nga ky vit.

Ndërsa shqetësimi më i madh i operatorëve kryesorë në treg është se ndërtimet në zonën e Tiranës po bëhen pa studime empirike dhe pa u mbështetur në një analizë se si do të vijojë ecuria e kërkesës në Tiranë. Operatorët e tregut, që nuk pranojnë të identifikohen, parashikojnë se do të ketë një bllokim të tregut të patundshmërisë në dy apo tre vitet e fundit, nxitur si nga rënia e kërkesës, edhe nga fryrja e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në vend.

Janë disa faktorë që pritet të ndikojnë kërkesën e individëve për banesë. Së pari, në vitet e fundit fenomeni i emigracionit është bërë i dukshëm, duke reflektuar pasojat e veta edhe te konsumi. Mjaft industri agro-ushqimore në vend flasin për rënie të shitjeve, për shkak të uljes së konsumit të ushqimeve nga largimi i të rinjve.

Burimi: Monitor

Etiketa: banesa ne tiranecmimi i banesaverritet cmimi i banesave
Pas

VIDEO nga vendngjarja/ I vihet flaka makinës së kryebashkiakut Dritan Leli, ngjarja e qëllimshme

Para

Shkrihen akujt/ Kujtimi i ish-ministrit bën bashkë Metën me socialistët e vjetër, ‘shtrohet’ edhe Braçe

Para
Shkrihen akujt/ Kujtimi i ish-ministrit bën bashkë Metën me socialistët e vjetër, ‘shtrohet’ edhe Braçe

Shkrihen akujt/ Kujtimi i ish-ministrit bën bashkë Metën me socialistët e vjetër, 'shtrohet' edhe Braçe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

EMRAT/ Zbulohet grupi kriminal që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Arrestohen 2 persona në Korçë, 2 në kërkim. Ja çfarë u gjet në magazinë (VIDEO)

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.