12:32 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“BSH duhet të shpallë emergjencën kombëtare të intoksimit të ekonomisë”, Berisha për skemën e re të PD: Paguajmë energjinë për familjet e varfra

12:34 | 22/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Ndërhyrje të fuqishme, përmbysje në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se Banka e Shqipërisë duhet të shpallë emergjencën kombëtare të intoksimit, të sofokimit të ekonomisë nga narkoeurot dhe të jetës së qytetarëve nga narkoekonomia.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se me skemën e re të PD të shpërndarjes së të ardhurave shteti do marrë përsipër sasinë jetike të energjisë për një familje, që nuk ka, dhe ku do përfshihen edhe ata që janë me rrogë minimale.

“Nuk mundet shteti kurrë t’i shesë me të njëjtin çmim energjinë elektrike atij që merr 180 euro me atij që merr 7 mijë si Dumani me kompani. Ky disproporcion përbën një krim. Ky diskriminim përbën një krim. Dumanët marrin sa 70 pensionistë dhe pensionisti paguan energjinë elektrike me çmimin që paguan Dumani. E njëjta gjë është me ujin. E njëjta gjë është me shërbimin shëndetësor.
E njëjta gjë është me transportin. E njëjta gjë është me të gjitha shërbimet publike. Një skemë e re e shpërndarjes së të ardhurave, në të cilën shteti do marrë përsipër sasinë jetike të energjisë për një familje, që nuk ka, dhe ku do përfshihen edhe ata që janë me rrogë minimale.
A ka gjë më të padrejtë se sot të dalësh me tezën se do ulim çmimin e energjisë, që Balluku të bëhet edhe më e pasur, që Edi Rama të bëhet edhe më pasur, që Dumani të paguajë më pak dhe pensionistët të paguajnë njëlloj si ata? A ka gjë më të padrejtë që ai që rrit tre fëmijë, të trajtohet njëlloj si ai që rrit një fëmijë? Këto pabarazi çnjerëzore do marrin fund”, tha Berisha.

Ai u shpreh se një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë do përgatisin për PD-në skemën e re të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike.

 

 

“Kjo është skemë emergjence. Kur dëgjon burra dhe gra të moshuar që kanë shkrirë jetën e tyre në punë dhe tani tregojnë se me pension nuk mbyllin dot jo muajin, po as 15 ditë, nuk mbyllin dot më shumë se dy vakte në ditë, kjo nuk është kurrë Shqipëria e tyre, kjo është Shqipëria që i ndëshkon ata. Narkoekonomia është bërë një ndëshkim i madh për të varfrit e këtij vendi.
Narkoekonomia dhe i kërkoj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë të informojë Bankën Europiane, të gjitha bankat se narkoeurot po mbysin ekonominë shqiptare. Të shpallë publikisht sundimin e narkoeuros në tregun monetar shqiptar. Nuk mund të spekulohet kjo, jo turizmi, jo ajo. A e dini se euro sot është 98 lekë? Kjo do të thotë 40 përqind zhvlerësim i remitancave që u dërgojnë emigrantët familjeve të tyre.
Dhe me cinizëm ekstrem, Edi Rama kur u leverdis, i llogarit me euro, dhe kur nuk i intereson, i llogarit me lekë.
Banka e Shqipërisë duhet të shpallë emergjencën kombëtare të intoksimit, të sofokimit të ekonomisë nga narkoeurot dhe të jetës së qytetarëve nga narkoekonomia”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, kontejnerët, kamionët që vijnë me erë, po bëjnë miliarderë trafikantë dhe oligarkë, po rrënojnë dhe varfërojnë gjithnjë e më shumë shqiptarët. “Po vrasin pasivisht vendet e punës, sepse kanë shkatërruar eksportin, i cili është gjeneratori kryesor i prodhimit”.

Pas

Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Ndërhyrje të fuqishme, përmbysje në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

Para

Dukagjini i bllokuar: ‘Jepi gas Benet Beci, po kujdes me freksionin!’

Para
Dukagjini i bllokuar: ‘Jepi gas Benet Beci, po kujdes me freksionin!’

Dukagjini i bllokuar: ‘Jepi gas Benet Beci, po kujdes me freksionin!’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

Elbasan/Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve

Parkuan makinat në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Ina Zhupa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Kodi i mafias ‘omerta’, jo i Shqipërisë”

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

Andia Ulliri humbet betejën për të marrë mandatin e deputetes dhe në KAS, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

U mor i pandehur, Veliaj reagon nga qelia: Nuk është gjetur asnjë shkelje nga detyra ime si kryetar i Bashkisë Tiranë prej 10 vitesh

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Paralajmërimet për cunam në Japoni, ambasada e Shqipërisë vendos në dispozicion mënyrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.