03:06 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

BSH jep arsyet e zhvlerësimit të euros, nuk përjashton ndikimin e flukseve informale

23:12 | 05/07/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BSH jep arsyet e zhvlerësimit të euros, nuk përjashton ndikimin e flukseve informale

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, gjatë konferencës së sotme për shtyp, iu përgjigj edhe interesit për arsyet e zhvlerësimit të euros në treg duke argumentuar sipas tij arsyet që kanë sjellë këtë situatë.

Banka e Shqipërisë ndjek një regjim të lirë të kursit dhe sigurisht që ndërhyn në treg në ato raste kur parametrat kërkojnë ndërhyrje, tha guvernatori. BSH nuk gjykon që për momentin të ndërhyjë në treg. Sejko pohoi se ka pasur një vlerësim të lekut gjatë kësaj kohe.

“Nga të dhënat që disponojmë ne kemi  një rritje të shkëmbimeve me jashtë dhe rrjedhimisht një rritje të ofertës në euro. Po kështu kemi pasur një rritje të fluksit të investimeve të huaja. Vetëm nga investimet e huaja direkte janë 174 milionë euro kurse eksportet e mallrave dhe shërbimet janë 163 milionë euro më shumë se një vit më parë, pra 232 milionë euro ofertë”.

“Ka një ofertë të madhe që është vërtetuar nga të dhënat tona. Po kështu ndikim ka pasur edhe pjesa e turizmit. Këto nuk shmangin edhe qarkullimin nga informaliteti por ne flasim mbi bazë të shifrave. Pritet që gjatë verës do të kemi një euro të dobët por kjo s’mund të parashikohet gjithsesi, por po i referohemi ciklit historik”, tha guvernatori.

Monedha e përbashkët ka filluar një tendencë të fortë zhvlerësimi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duke rënë nga mesatarisht 139-140 lekë, ku kishte qëndruar për peroiudhën 2009-2015, në 134 lekë në fund të vitit të kaluar.

Tendenca rënëse vijoi edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, euro arriti vazhdimisht rekorde të reja minimale të 9 viteve të fundit. Në 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme (e hëna ishte pushim) kur u hapën bankat, euro zbriti menjëherë në 131.98 lekë, duke reflektuar sipas aktorëve të tregut ofertën e madhe për valutë në fundjavën e zgjedhjeve. Pas kësaj date euro ka shënuar rritje, duke u këmbyer gjatë ditës së sotme me 132.47 lekë. /Monitor

 

 

 

Etiketa: BSH-Zhvleresimi i euros
Pas

Ish-drejtori i Arkivës publikon LISTËN, këta janë 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja “gjallë a vdekur” në Shqipëri në 1991-shin

Para

Dhunë në parlamentin e Venezuelës, mbështetës të qeverisë godasin deputetët dhe gazetarët

Para
Dhunë në parlamentin e Venezuelës, mbështetës të qeverisë godasin deputetët dhe gazetarët

Dhunë në parlamentin e Venezuelës, mbështetës të qeverisë godasin deputetët dhe gazetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.