16:02 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’B*th q**”, si u gjet i vetëvarur i riu gej 1 javë më parë (historia e plotë)

10:38 | 13/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Kristi Pinderi ka treguar historinë e një djali të komunitetit LGBT, që sipas tij ka vrarë veten edhe si pasojë e paragjykimeve.

Në historinë që ai ka treguar, thotë se djali me inicialet M. nuk kishte dhënë të kuptohej në sytë e miqve, e megjithatë kreu aktin e rëndë.

Po ashtu ai ka treguar edhe paragjykimet që të riut i është dashur të kalojë, duke filluar që nga problemet në familjen e tij.

Sipas Pinderit personat e komunitetit LGBT që jetojnë në shoqëri heterocentrike janë 3 herë më të ekspozuar ndaj mendimit të vetvrasjes

PJESË NGA SHKRIMI I PINDERIT:

Javën që shkoi, M.*, një pjesëtar i komunitetit LGBTI në Tiranë vrau veten. Ishte e ëma ajo që e gjeti të vetvarur në dhomën e tij.

Një ditë më parë, siç tregojnë miqtë e ngushtë, kishte dalë me ta dhe nuk u kishte dhënë të kuptonin se diçka nuk shkonte.

Asgjë nuk kishin kuptuar as familjarët. Me këta të fundit nuk i kishte patur gjithmonë mirë marrëdhëniet. Në një dokumentar me metrazh të shkurtër që realizuam në vitin 2012, ku personazhet flisnin me zë e imazh të mbuluar, M. na kishte treguar si vëllai i kishte gjetur facebook-un hapur, i kishte lexuar mesazhet e të dashurit dhe pas kësaj asgjë nuk ishte si më parë. 

Ofendimet e tipit “b..q..” jo pak herë përfundonin në grushta e shkelma brenda mureve të shtëpisë, episode këto që në disa raste e kishin detyruar M. të ikte nga shtëpia e nëse nuk gjente dot dikë që ta ndihmonte, të flinte rrugëve.

Por unë atë do e mbaj mend për diçka tjetër. Pa e ditur as ai vetë, ka hyrë në historinë e lëvizjes për të drejtat e LGBTI në Shqipëri kur një ditë me shi të rrëmbyer, në maj te vitit 2012, ai bashkë me ne u bë pjesë e një grupi prej vetëm 9 vetësh që dolëm në paradën e parë me biçikleta në Tiranë. Ai sfidoi me kurajo një mal historik me paragjykime për t’u ndjerë i lirë, qoftë dhe për disa minuta.

Kërkon guxim dhe forcë të madhe karakteri diçka e tillë edhe sot, në vitin 2018. M. e kishte guximin dhe ishte një djalë i fortë i cili i përballonte i vetëm vështirësitë: varfërinë, duke punuar atëherë kur moshatarët e tij endeshin pa interes për punë rrugëve të ish-bllokut; fyerjet e familjarëve apo të kujtdo që për shkak të mendjengushtësisë nuk mund të kuptonte dhe të pranonte orientimin e tij seksual, i përballonte duke ruajtur me fanatizëm të drejtën e tij për të qenë i lirë, njësoj si atë ditë maji të vitit 2012.

Ndonëse vetvrasja është një akt iracional dhe nuk mund ta shpjegosh dot me common sense, gjithë këto ditë jam përpjekur të kuptoj se pse ky djalë kurajoz, i ri, i bukur dhe plot energji, pasi përballoi gjithçka edhe gjithkënd, u dorëzua në fund?!

Ceshtja e mirëqënies psiko-sociale të personave LGBTI është si një elefant i heshtur në një dhome ku të gjithë bëjnë sikur nuk është aty dhe përpiqen ta injorojnë. Nuk mund të rrimë më duke heshtur dhe duhet gradualisht të fillojmë të flasim e të kujdesemi për njëri tjetrin. Shifrat, aty ku ka, janë alarmante.

Personat e komunitetit LGBT që jetojnë në shoqëri heterocentrike janë 3 herë më të ekspozuar ndaj mendimit të vetvrasjes. Dimë gjithashtu se nuk është të qenurit LGBT që të ekspozon më shumë ndaj vetëvrasjes, por është diskriminimi, refuzimi, frika, ngacmimet dhe bullizmi në shoqëri, në familje dhe në shkolla që krijojnë një ambient jo mbështetës dhe rrisin rrezikun e mendimeve vetëvrasëse.

(E.K/FAXWEB) 

http://historia-ime.com/2018/02/13/mendime-pas-vetvrasjes-se-nje-aktivisti-gej-ne-tirane/

Etiketa: kristi pinderi
Pas

Nuk ishte si të gjitha nënat e reja, Adelina Ismaili tregon momentet e vështira të shtatzënisë

Para

Hije skandali me ndërtimet në Tiranë, firma me xhiro “zero” zaptojnë pallatet

Para
INSTAT: Gjashtë mujori i parë i 2017-ës sjell rritje të numrit të lejeve të ndërtimit

Hije skandali me ndërtimet në Tiranë, firma me xhiro "zero" zaptojnë pallatet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.