Ka qenë një natë spektakolare ajo e mbrëmshmja ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i dhanë fitoren ekipit të Zvicrës pas dy golave spektakolar që shënuan ndaj Serbisë për të pwrmbysur ndeshjen, duke ngritur peshë dhe zemrat e miliona shqiptarëve.
Sigurisht që serbët nuk e kanë pranuar aspak lehtë këtë dhe sulmuesi që I shënoi pikërisht Zvicrës që në minutat e para, ka thënë se ekipi serb luajti si miza pa kokë.
“Morëm një gol si fëmijët. Budallallëk, ishte një gol i lirë. Jemi të zhgënjyet. S’kam fjale. Ne vend se ta mbrojmë rezultatin ne, ne…Nuk e di, nuk e di çfarë ndodhi. Nuk mund të shkosh si miza pa kokë. Nuk di cka të them. Budallallëk, budallallëk, budallallëk”, ka thënë Mitroviç. (B.H/Faxweb)