14:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Budallenjtë i kemi pas kësaj fasade”, Lulzim Basha mesazh Edi Ramës për 1 prill

11:52 | 01/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Strategjia e Bashës në ”Luftë” dhe mbështetja e papritur për kauzat

”Ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e një 1 prillit: Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë pranuar të mos trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh bërë njësh me krimin e organizuar!”, ky është mesazhi i sotëm i Lulzim Bashës për Edi Ramën dhe koalicionin PS-LSI

”Duhet dhe do të çmontojmë nga rrënjët koalicionin e 1 prillit, vesin e një prillit! Budallenjtë i kemi pas kësaj fasade”, ka shtuar më tej Basha.

Ai ka shigjetuar edhe mediet e ”1 prillit”, duke sulmuar koorporatën e përfituesve. ”Sigurisht nuk e kemi për gazetarët dhe operatorët por ata të koorporatës, përfituesit e miliona eurove nga qeveria. Po qeveria nga i mori? Nga xhepi i shqiptarëve! Dhe sot le t’u themi mediave të 1 prillit se asgjë nuk ka ndryshuar, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë kusht të ri”, u shpreh Basha. 

 ”Nuk ka zgjidhje fasadë, zgjidhja e vërtetë është qeveria që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e vërteta e plotë, e pacensuruar, e pablerë…Beteja po shkon drejt fitores së garantuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë, rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët, poshtë gënjeshtarët!”, ka përfunduar kryedemokrati.

FJALA E BASHËS

”Pjesa tjetër e kësaj kontrate, e kësaj vlere ka të bëjë me postulatin e vetkuptueshëm se nëse ai që kërkon votën në bazë të kontratës dështon, nuk largohet populli po qeveria. Largimi me votë. Ju këto i dini fare mirë dhe brezi i ri shqiptar, pikërisht ky është problemi, sot më 1 prill dhe 4 vjet pas 1 prillit të koalicionit aktual në pushtet, Edi Rama e di fare mirë se me gjykim popullor, votë të lirë dhe të ndershme është i rënë dhe njëherë e mirë i larguar nga qeverisja. Ndaj shpresa e tij e vetme është ta ndalojë këtë gjykim popullor me votë.

Premtimet e kthyera në mashtrime janë vuajtja e përditshme e shqiptarëve këtu dhe në emigracion, ku më shumë se 250 mijë gjenden si rezultat i shkatërrimit të jetës.

Ju keni zgjedhur sot të diskutoni për një problem të mprehtë, që është pjesë e mashtrimit të koalicionit të 1 prillit, çmimin e hidrokarbureve.

Çmimi i rritur i gazit, naftës, i energjisë elektrike është një nga faktorët kryesorë të rritjes së varfërisë, nëpërmjet rritjes së kostos së jetesës.

Çmimi i naftës ka një ndikim të drejtëpërdrejtë. Çmimi i naftës është më i larti në rajon, ndërkohë që fuqia blerëse më e ulët në rajon. Kjo e shtyu për të premtuar për uljen e çmimit për fermerët…por ju e dini që Edi Rama nuk bëri asgjë. Sot thotë është çmimi i bursës, por kjo është një gënjeshtër shumë e trashë. A nuk është Edi Rama që e rriti dy herë akcizën e naftës, 120 lekë në fillim të vitit 2014, 120 lekë në fillim të 2015?

1 prillit në anglisht i thonë ”Fool’s Day”, që përkthehet Dita e Budallenjëve, pavarësisht se mekanizmi është i njëjtë, shpiken gënjeshtra dhe të paqena në kurrizin e tyre që i hanë dhe kjo, ndonëse nuk e kam analizuar përkthehet si dita e budallenjve.

Bashkëautorët jo vetëm kanë qeshur apo nënqeshur si dita e budallenjve, por kjo ka qenë dita që shqiptarët mund t’i mashtrosh dhe të bësh ç’të duash me ta.

Ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e një 1 prillit: Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë pranuar të mos trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh bërë njësh me krimin e organizuar!” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: 1 PrillBashaedi ramalulzim bashamesazh
Pas

Të maskuar hyjnë brenda dhe lidhin rojen, si u tentua të vidhet pika e grumbullimit të skrapit në Vaqarr

Para

Rudina Xhunga artikull për dështimin e “The Voice”, Ledion Liço s’ia përton: “Top Channel e përcolli për në dritaren e fundit”

Para
Rudina Xhunga artikull për dështimin e “The Voice”, Ledion Liço s’ia përton: “Top Channel e përcolli për në dritaren e fundit”

Rudina Xhunga artikull për dështimin e “The Voice”, Ledion Liço s’ia përton: “Top Channel e përcolli për në dritaren e fundit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari Enxo Kalemi

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.