Lidhur me përplasjen e djeshme ndodhur në sheshin e Teatrit Kombëtar mes Policisë së Shtetit dhe artistëve e aktivistëve, ka reaguar dhe artisti Avni Delvina.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook Delvina paraqet në një grafik aktorin Nerital Liçaj, regjisorin Edmond Budina, qëndresën e policisë por dhe autorin Ismail Kadare.
Ai shpjegon se e gjithë kjo ka marrë indicje nga kërkesa që Budina I ka drejtuar ditën e djeshme autorit Ismail Kadare për një prononcim lidhur me kuzën e Teatrti.
Esipas Delvinës diçka e tillë duket se nuk do të vij kurrë.
Postim i plotë:
Grafike nga cikli “Tienanmeni shqiptar dhe i munguari i madh”
Kjo ide per kete grafike me lindi nga dy momente shume emocionuese te protestes dhe perplasjes per liri dhe demokraci tek Teatri Kombetar….E para ishte nje foto e rralle e aktorit Neritan Licaj perballe forcave te shumta te policise alla Tienanmen …..dhe e dyta ishte aktori dhe regjizori Edmond Budina, nje njeri me shume vlera e per tu marre shembull…Ne nje moment i tronditur, perpara gazetareve, ai i kerkon te prononcohet shkrimtarit te madh Ismail Kadare per Teatrin dhe per situaten dramatike te demokracise ne Shqiperi …..por mbeshtetja e shkrimtarit nuk besoj se do te vije !!!…. Ai eshte shkrimtar i madh, por Mondi, Neritani, e shume miq te tjere te kesaj perballje te veshtire jane mbi te gjitha njerez te medhenj !
Ndërkohë që reagimi i artistit nuk ka mbet me aq. Një mesazh ai e ka pasur dhe për Presidenti e Republikës Ilir Meta për qëndrimin që ky I fundit ka mbajtur lidhur me kauzën.
Postim i plotë:
Grafike e nxitur nga veprimet e fundit te presidentit te Republikes Ilir Meta, deri te Mbrojtja e Teatrit me vajtjen ne Gjykaten Kushtetuese….plus edhe emertimi fantastik i tij me gishtin ne plage “Rilindje nderkombetare”
Presidenti paraqitet ne ushtrimin e sportit te tij te dikurshem(ngritje peshash), duke ngritur lart Kushtetuten e Shqiperise me ne sfond Malin e Tomorrit vendin e tij te origjines.
(s.a/faxweb.al)
Discussion about this post