Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka përfunduar pròtestën e sotme të thirrur në orën 17:30.
Në pròtestë folën aktorë,qytetarë dhe aktivistë por asnjë politikan.
Regjisor Robert Budina në mbyllje të protesës tha se “nuk do ta ndalim këtë pròtestë pasi iu ftoj nesër në orën 11:00 para godinës se SPAK për ti bërë thirrje që të nisë hetimet në lidhje me shembjen e teatrit.
Ndërsa në ditët në vijim do jemi qytet më qytet për të firmosur peticionin për të kthyer teatin aty ku ishte djhe si ishte”.
Ndërkohë peticionin e firmosën sot edhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi si dhe Kryedemokrati Lulzim Basha.
Discussion about this post