Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës Behgjet Pacolli janë përplasur me përfaqësuesit e Bosnjës dhe Serbisë në punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Budva të Malit të Zi.
Behgjet Pacolli ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave të ËB6. Ky propozim nuk është pritur aq mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak dhe përfaqësuesi serb në takim.
Në përkrahje të Republikës së Kosovës ka dalë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim.
“Nëse për Bosnjën edhe për Serbinë përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s atëherë Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër”, ka deklaruar Bushati. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post