Portieri i PSG, Gianluigi Buffon është shprehur se fitimi i Champions League me skuadrën parisiene do të ishte një fund i përsosur i karrierës së tij.
Në një intervistë para ndeshjes së sotme për Champions League që PSG do të luajë me Manchester United, portieri italian ka thënë se ky kompeticion është më i forti ku ka marrë pjesë ndonjëherë në futboll.
“Për mua, Champions League do të jetë gjithnjë gara më e lartë, konkurrenca më e mirë në të cilën mund të luaj. Jam mirënjohës ndaj Champions League për çdo lloj emocioni që më dha dhe do të doja të kisha mundësi ta fitojë sepse do të ishte fundi i përsosur i karrierës sime”, tha Buffon.
41-vjeçari italian ka fituar shumë trofe me skuadrën e Juventus dhe Parmën, si dhe shumë trofe me kombëtaren italiane.
Discussion about this post