00:24 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bufon bëri shqiponjën me Shakohoxhën, tërbohen serbët. Ja çfarë shkruajnë (FOTO)

21:20 | 27/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Bufon bëri shqiponjën me Shakohoxhën, tërbohen serbët. Ja çfarë shkruajnë (FOTO)

Gazetari Dritan Shakohoxha, dy ditë më parë, a postoi në “Instagram” një foto duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me portierin e Kombëtares së Italisë,  Bufon, pas ndeshjes me Shqipërinë në Palermo.

Mirëpo ky veprim nuk iu ka shpëtuar mediave serbe, të cilat edhe kanë reaguar, duke shtuar se ndjehen ndjehen të provokuar.

E përditshmja “Kurir”, shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pas këtij veprimi.

Kurir-Bufon-Shako-490x422
“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”.

Më herët, mediat serbe kryqëzuan edhe kampionin e Europës në garën e kërcimit së gjati, shqiptarin Izmir Smajlaj, i cila pas fitores ka bërë me duar shqiponjën.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë i paprovokuar provokoi publikun korrekte në “Arena” e cila e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruanin mediat serbe.

Kombëtarja nuk ia doli. Italia na mundi 2-0 në ndeshjen e pestë për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në “Renzo Barbera” të Palermos, kuqezinjtë u ndëshkuan me nga një gol në çdo pjesë në një ndeshje ku loja ishte mbi nivelin e dy paraqitjeve paraardhëse kundër Spanjës dhe Izraelit.

De Rosi mposhti Strakoshën me një penallti në minutën e 12-të, pasi skuadra jonë kishte shpërdoruar dy raste në fillimin e lojës.

 

Në pjesën e dytë (71′), pasi loja u ndërpre për 14 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën shashka dhe tymuese, Imobile vulosi suksesin e të kaltërve.

Për Shqipërinë kjo është disfata e tretë radhazi dhe kuqezinjtë mbeten të katërtët në Grupin G me 6 pikë, pas Spanjës dhe Italisë që udhëheqin me nga 13 dhe Izraelit që ka 9.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtari i radhës i kuqezinjve më 11 qershor në Tel Aviv.

 (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: bufonKurirmediat serbe
Pas

Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

Para

Kapet gomonia me 1 ton kanabis në Vlorë, destinacion Italia

Para
Njofton policinë se i ngec gomonia në det, dyshohet për trafik droge

Kapet gomonia me 1 ton kanabis në Vlorë, destinacion Italia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.