Bujar Kapexhiu në një intervistë për emisionin ‘Oda’ në Fax News pohoi për gazetaren Edona Haklaj se do ti bashkohet manifestimit paqësor të thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars në Mbrojtje të Kushtetutës.
Ky i fundit në një reagim të tijin publik ka falenderuar profesor Kapexhiun duke ripërsëritur dhe një herë qëndrimin se: Kushtetuta është Bibla dhe Kurani ynë.
“Një falenderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.
Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutes na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! ??
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin“, shkruan Meta ne Facebook.