05:59 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bujar Leskaj thirrje Presidentit dhe maxhorancës: Zgjidhni pasardhësin tim, KLSH 25 kallëzime në prokurori. Olsian Çela: Dosje të vështira, na duhet bashkëpunim me ju

11:19 | 28/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bujar Leskaj thirrje Presidentit dhe maxhorancës: Zgjidhni pasardhësin tim, KLSH 25 kallëzime në prokurori. Olsian Çela: Dosje të vështira, na duhet bashkëpunim me ju

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen vejtore të këtij organi i ka bërë thirrje Presidentit dhe maxhorancës të zgjedhin pasardhësin pasi mandati i tij ka përfunduar dhe ka vendosur të mos rikandidojë për këtë post.

“I bëj thirrje presidentit, kuvendit dhe maxhorancës të nxisin procedurat për titullarin e ri të KLSH-së. Unë si kreu i KLSh-SË do të vijoj punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër të KLSH-së”, është shprehur Leskaj.

Kreu i KLSH-së gjithashtu është shprehur gjithashtu se nga auditimet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë perfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzim dhe 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori.

Në lidhje me këto kallëzime prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ëshjtë shprehur se KLSH nuk duhet të ndërpresë bashkëpinimin me organin e akuzës pas kallëzimit.

“Prej vitit 2012 prokuroria e Përgjithshme ka një marrëveshje bashkëpunimi me KLSH lidhur me luftën kundër krimit ekonomik dhe që do të kemi rezultate së shpejti. Shqetësimi që më është përcjellë nga prokurorët është që materialet janë të një kompleksiteti të vështirë dhe nuk mund të jepet përgjigje në një afat 50 ditor. Do të doja që bashkëpunimi të mos ndërpritet pas paraqitjes së materialit kallëzues”, u shpreh Çela.

Bujar Leskaj u rikthye në detyrë majin e vitit të shkuar pasi vendosi të dorëzonte detyrën tek zëvendësuesja e tij Lindita Lati në përfundim të mandatit 7 vjeçar.

Por ishte vetë Leskaj i cili anuloi me një urdhër tjetër duke rikthyer sërish veten në krye të KLSH-së, ndërsa Presidenti dhe Kuvendi nuk po gjenin dakordësinë për pasardhësin e Leskajt.

Presidenti propozoi vitin e shkuar dy kandidatura për zëvendësimin e Bujar Leskajt, por të dyja kandidaturat janë rrëzuar nga ana e mazhorancës. E para ka qenë kandidatura e gjyqtares kushtetuese Vitore Tusha, edhe anëtare e KED-së, e cila u rrëzua nga mazhoranca me argumentin se nuk kishte ekspertizë në fushën e financave. Si kandidaturë të dytë, Presidenti Meta propozoi këshilltarin e tij, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin. Por edhe kandidatura e dytë nuk i plotësonte kriteret sipas mazhorancës, duke e lënë Bujar Leskajn në krye të KLSH-së përtej mandatit të tij të ligjshëm.

Etiketa: bujar leskajkallezime prokuroriKLSHolsian cela
Pas

Zbardhet skema/ Henri Çili premtoi heqjen e burgimit të përjetshëm për Arbion Alikon, mori si shkëmbim para dhe prona, arrestohet dhe noterja e biznesmeni

Para

Arrestimi i Henri Çilit, flet kryeprokurori Olsian Çela

Para
Kandidati për kryeprokuror përballet me Vetingun, cilat janë gjetjet e KPK-së për Olsian Çelën

Arrestimi i Henri Çilit, flet kryeprokurori Olsian Çela

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.