Ish-presidenti Bujar Nishani, në intervistën e parë pas largimit nga posti ka rrëfyer se si ka qenë dita e tij e parë kur u zëvendësua nga Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Arena” të dritan Hilës, Nishani është shprehur se e ka patur pak të vështirë të përshtatet me ambientin miqësor dhe jo strikt sikur ishte në detyrë.
“Ka qenë një ditë e gjatë në shtëpi, me miq. Por natyrisht që është e vështirë të ambientohesh me tempin, kur je në një temperaturë shumë dinamik, me një axhendë strikte, me stafin të cilin duhet të komunikosh dhe për një kohë të gjatë.
Papritur nuk e ke më atë dinamikë, atë temp dhe atë përgjegjësi strikte të paraqitjes të angazhimit të deklaratave. Padyshim ka një diferencë të madhe, por njeriu përshtatet, për më tepër që njeriu mendon se ka rëndësi sesi e mban veten të angazhuar në aktivitetin ditor.”, është shprehur Nishani. (D.D/Shuplaka)