09:50 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bujar Nishani: Unë jam i gatshëm për një mandat të dytë, por president mund të bëhet dhe Meta

18:54 | 01/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bujar Nishani: Unë jam i gatshëm për një mandat të dytë, por president mund të bëhet dhe Meta

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, shprehet i gatshëm për një mandat të dytë.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time për të vazhduar detyrën. Pse? Së pari, e ndjej veten në kapacitet të plotë për të përmbushur detyrën. Besoj që vijimi i punës do jetë më i mirë për shkak të eksperiencës. Ashtu si dhe mendoj dhe besoj se e kam kryer duke përmbushur tre elementë: seriozitetin, dinjitetin dhe thjeshtësinë. Këto parime i kam përkthyer në tre kolona dhe besoj që i kam realizuar si objektiva.”, shprehet presidenti.

Ndër të tjera Nishani tregon se ekziston edhe një mundësi që vendin e tij, pas 24 korrikut ta marrë kreu i Kuvendit Ilir Meta.

“Mandati mbaron më 24 korrik të këtij viti. Pavarësisht se unë jam zgjedhur President 11 qershor të vitit 2012, unë jam bërë President ditën që jam betuar, më 24 korrik të 2012-s kur mbaroi mandati i Presidentit paraardhës. Qëllon për herë të parë që zgjedhja përkon me zgjedhjet parlamentare. Ky rast është parashikuar në Kushtetutën e vendit dhe me ligjin përkatës ku thuhet se në momentin kur Presidenti zgjidhet në të njëjtin moment me parlamentin, Presidentin e zgjedh parlamenti që shpërndahet.

Pra parlamenti aktual ka të drejtën nëse arrin të zgjedhë Presidentin e ri të vendit. Nëse nuk zgjidhet Presidenti nuk provokohet një krizë politike, pasi e vetmja krizë që mund të provokohet janë zgjedhjet e parakohshme. Por në këtë rast ne kemi zgjedhje. Paralamenti duhet të llogarisë 5 javë para se të shpërndahet. Duhet të llogaritet afati i fushatës elektorale, më pas Parlamenti llogarit ditën e shpërndarjes, dhe më pas 5 raunde në të cilat zgjidhet Presidenti. Nëse nuk zgjidhet në këtë rast, atëherë pas 24 korrikut kompetencat e Presidentit i kalojnë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, deri sa të zgjidhet Presidenti i ri i vendit. Nuk do ketë ngërç politik.”, tregon Nishani. (D.D/Shuplaka)

Bujar Nishani (majtas), Ilir Meta (djathtas)
Etiketa: Bujar Nishaniilir meta
Pas

Berisha uron Ramën për 1 prill: Dita e shenjtë e jetës tënde! (FOTO)

Para

Meta deklarata të forta në Kuçovë: Në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri ka proçese zgjedhore të deformuara

Para
Meta zbardh takimin me ambasadorët: Reforma në drejtësi të udhëhiqet nga Venecia

Meta deklarata të forta në Kuçovë: Në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri ka proçese zgjedhore të deformuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.