Kompania “Alrosa”, e cila është prodhuesja kryesore në botë për diamante, ka zbuluar një diamant mjaft të vlefshëm në këtë prag fundviti.
Sipas informacioneve, guri i çmuar i përket kategorisë së pastër të diamanteve prej 190.77 karat, ndërsa mendohet se ai qëndronte i “fshehur” në vendin e gjetur që prej 2 miliardë vitesh.
Diamanti është gjetur në Republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit.
Për këtë gjetje historike ka folur edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Alrosa”, Evegny Agureev, i cili e falenderoi natyrën për bujarinë e saj.
(M. I./ Faxweb.al)