15:45 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Buka me miza, gjella me krimba”, Kurt Kola tregon tmerrin e Kampit të Tepelenës. Ka një përgjigje dhe për Xhufin

08:35 | 12/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Buka me miza, gjella me krimba”, Kurt Kola tregon tmerrin e Kampit të Tepelenës. Ka një përgjigje dhe për Xhufin

Kurt Kola, ish-kreu i sindikatës së të përndjekurve politikë ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News’’. Kola ka komentuar ngjarjet e kampit famëkeq të Tepelenës gjatë regjimit diktatorial, të cilat janë shndërruar prej ditësh në një “mollë sherri” mes historianësh.

Duke iu referuar deklaratave të Pëllumb Xhufit, Kola u shpreh se dokumentetet e CIA-s janë manipuluar, dhe në Tepelenë kanë vdekur më shumë se 480 fëmijë.

Sipas tij ky kamp ishte i ngjashëm me kampet e aushvicit, me përjashtimin e vetëm se mungonin dhomat e gazit. E megjithatë ato ishin zëvendësuar me praninë e madhe të bombave që gjendeshin në sipërfaqen e kampit.

Kola u shpreh më tej se varrezate Kampit të Tepelenës janë zhdukur, duke e bërë të pamundur pasjen e një statistike zyrtare.

‘’Kishte shumë shumë kushte antinjerëzore aty, vetëm dhoma e gazit mungonte. Punë e rëndë si në kampet e Hitlerit, papastërtia, buka me miza, gjella me krimba, të gjitha këto të tjerat ekzistojnë.

Bombat ishin në sipërfaqe, veje kusinë e ujit për të larë rrobat dhe poshtë ishte bomba që shpërthente. Ishin lënë apostafat që të dëmtoheshin njerëzit”, u shpreh Kola.

‘’Historinë e komunizmit e bëjmë ne që e kemi kaluar në kurriz, nuk mund ta shkruajë ai nga zyra”, thotë Kola duke iu referuar Pëllumb Xhufit, teksa shton që ai duhet të heshtë.

Sipas Kolës kampi i Tepelenës nuk është përmendur për shkak se kërkohet që të internuarit të mos futen në skemën e dëmshpërblimeve. Ai thotë se në këtë kamp kishte foshnja të porsalindura që vdisnin nga uria.

Duke iu referuar personave përgjegjës Kola thotë se ata nuk janë ndëshkuar dhe Partia Demokratike sidomos nuk ka bërë sa duhet për këtë kategori të popullsisë.

‘’Kam takuar vetëm një nga hetuesit e mi në kampin e Tepelenës. Kur e kam takuar ka qenë duke hyrë me një zyrë, unë isha në makinë me drejtuesin e policisë së tiranës. I thirra në emër dhe i thashë ajde këtu, po dridhej para meje, i thashë a më mbante mend dhe më tha jo. I thashë jam filani, më shtriu dorën. Ule dorën kriminel i thashë, edhe mua më kanë persekutuar më tha”, u shpreh Kola.

Dy ditë më parë Kola ka bërë një rrëfim rrënqethës nga vdekja e vajzës së Abas Kupit me të shoqin. Ish i përndjekuri publikoi edhe emrat konkret të përgjegjësve.

Postimi i Kurt Koles: 

Inagurimi i kampit terrorist te Tepelenes.

Naten e 15 prullit 1949, rreth 100 kamione ushtrie me te internuar te bashkuar Jug–Veri nje muaj me pare ne Berat, kalojne mbi uren e Gorices drejte Jugut….

Komandanti e komisari, Xhafer Pogaci e Syrja Bajrami, njeri printe autokolonen e gjate, tjetri ne kamionin e fundit. Majori, arqitekt i ketij kampi, Niqit Andoni, me nje grup oficere te MB. hipur ne nje kamjocine, kontrollonte, here para, here mbrapa autokolonen….

Pertej mesnate, kur njerzit e lodhur dremisnin mbi makina, kamiini ku ishte komisari mori rrokullimen teposhte rrepires se malit…

Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!….. Te internurit zbriten e turren te gjejne viktimat…..

I mblodhen neper dushknaj dhe i sollen ne xhade… Dy te vdekur: Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) bija e Abas Kupit… 26 te plagosur, me thyerje kembesh, krahesh e brinjesh…..

Zoti i Madh kishte ruajtur pa asnje gervishtje 4 djemte e bashkeshorteve te vdekur, te moshes 2 deri 12 vjec!!!!

Pas kembenguljes te internuarve u thye majori kriminel Niqit Andoni qe donte nje varr te perbadhket!

Me mjete rrethanore te internuarit hapen dy varre dhe varrosen bri njeri-tjetri burr e grua ne moshe rreth 40 e 35 vec!!

Nuk di nese djemte i kane marre eshtrat e tyre e rivarros ne Tirane?

Asnje pergjegjesi, as proces- verbal nuk u mbajt per kete krim, sepse ishte i planifikuar qe kampi i eksperimenteve te torturave te fillonte me nje masaker….

Duke qene “banor” i ketij Buhenvaldi komunist fillim– mbarim, do te pasqyroj, ne vijimsi tmerret e perjetuara aty!

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: kampi i tepeleneskurt kola
Pas

Nikolas Kotzias viziton sot Kosovën, kë do të takojë

Para

Deputeti ndahet nga moderatorja seksi e ekranit, ende pa e konfirmuar…

Para
Deputeti ndahet nga moderatorja seksi e ekranit, ende pa e konfirmuar…

Deputeti ndahet nga moderatorja seksi e ekranit, ende pa e konfirmuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Sulmon Hamasi, vriten pesë punonjës të fondacionit amerikan të gazës

Prag lufte në rajon, SHBA largon personelin e ambasadës në Irak

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas vendimit të gjykatës: Shpifja e Bashës ndaj meje u hodh poshtë se s’më hoqi nga detyra!

“Qyteti do digjej me themel”, Trump aktivizon marinsat për të shtypur protestat

Indi/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të mjekësisë, 60-të studentë të plagosur, 2 prej tyre në kujdesin intensiv

Doganat e Ballkanit perëndimor dhe BE mblidhen në Tiranë, masa konkrete për të lehtësuar bizneset drejt tregut europian

Nderohet Bujar Bukoshi, Kurti: Ishte mbështetës dhe kritik i rezistencës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.