19:36 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

15:29 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Furnizimet me miell dhe ushqim do të fillojnë të mbërrijnë të enjten te disa nga banorët më të prekur në Rripin e Gazës, pasi Izraeli lejoi hyrjen e më shumë kamionëve me ndihma.

Megjithatë, këto furnizime nuk do t’i mbulojnë aspak mungesat e shkaktuara nga bllokada 11-javore, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

Izraeli tha se i lejoi 100 kamionë, të mbushur gjithashtu me ushqim për foshnja dhe pajisje mjekësore, të futen në Gazë të mërkurën, dy ditë pasi njoftoi se i kishte lehtësuar kufizimet si rrjedhojë e trysnisë ndërkombëtare.

Izraeli e vendosi në mars bllokadën ndaj të gjitha furnizimeve, duke thënë se Hamasi po i merrte dërgesat për t’i përdorur për luftëtarët e vet.

Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka mohuar akuzat e Izraelit. OKB-ja tha se një e katërta e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është në rrezik urie.

“Disa furra buke do të fillojnë të marrin miell për të gatuar bukë dhe presim që shpërndarja e bukës të nisë më vonë sot”, tha për Reuters Amjad al-Shawa, drejtori i Rrjetit të Organizatat Joqeveritare Palestineze në Gazë.

Ai tha se vetëm 90 kamionë kishin arritur të hynin. “Gjatë armëpushimit hynin 600 kamionë çdo ditë, që do të thotë se sasia e tanishme është një pikë në oqean, pra asgjë”, tha ai.

Furrat e mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të gatuajnë bukën dhe stafi i agjencisë do ta shpërndajë atë. Kjo do të bëhet në mënyrë më të kontrolluar sesa më parë, kur bukëpjekësit e shisnin bukën drejtpërdrejt tek banorët me çmim të ulët, shtoi ai.

“Ideja është të përpiqemi të arrijmë tek familjet më në nevojë, ato që janë në gjendje dëshpëruese, pasi kjo është vetëm fillimi”, tha Shawa.

Derisa ndihmat e para mbërritën pas bllokadës, sulmet ajrore izraelite në Gazë vranë të paktën 35 palestinezë në të gjithë enklavën të enjten, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende këto raportime.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli do të ishte i hapur për armëpushim të përkohshëm për ta mundësuar kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza. Por, ai tha se, nëse ato nuk kthehen, Izraeli do ta vazhdojë fushatën ushtarake për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Pas

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

Para

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Para
Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

 



Të Fundit

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

“Një çati për aspiratat e Ballkanit”, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së takim me ambasadorët e PSEE: E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton rezultatin përfundimtar, PD ankimon për Kukësin

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.