02:51 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Bukë me vete”, Veliaj gatuan për fëmijët dhe tregon sesi mund të ushqehesh shëndetshëm

11:46 | 16/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Bukë me vete”, Veliaj gatuan për fëmijët dhe tregon sesi mund të ushqehesh shëndetshëm

Të ushqehesh shëndetëshëm është një nga sfidat më të mëdhaja të shoqërive të urbanizuar. Ritmi i shpejtë i ditës, mungesa e kohës për të përgatitur ushqim bën që fëmijët gjithnjë e më shumë t’iu drejtohen ‘FastFood-eve’’.

Bashkia e Tiranës promovon ka nisur të promovojë nismën “Buka n’strajc”, e cila synon të nxisë të ushqyerit shëndetshëm për fëmijët. Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shërbeu një grupi fëmijësh ushqim bio me prodhime vendase, duke u bërë apel prindërve që të përdorin sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kalori dhe sa më pak produkte të konservuara që nxisin sëmundjet e mbipeshës.

“Para 25 vitesh, problemi kryesor në Shqipëri ishte se s’kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Problemi që kemi sot është se hamë më shumë se ç’duhet dhe oboziteti është sëmundja kryesore e fëmijëve. Ndaj, duam të nxisim prindërit me nisma të tilla, duke shkuar në çdo oborr shkolle, në pushim të madh, për t’u thënë: Mos i ushqeni më fëmijët me patatina, me pije të gazuara me shumë sheqer, por ushqimi i shëndetshëm, buka me vete, është mënyra më pak e kushtueshme, por edhe më shumë e shëndetshme për të pasur një Tiranë, e cila vlerëson shëndetin te fëmijët, që ushqehet me të gjitha kaloritë dhe nesër nuk rritet si klient spitalesh, por si një qytetar i shëndetshëm i Tiranës”, tha Veliaj.

Nisma “Buka n’strajc” vjen si ndërgjegjësim për prindërit, të cilët duhet t’ua japin bukën me vete fëmijëve të tyre, të gatuar me prodhime bio që në shtëpi, në mënyrë që ata të mos blejnë dhe përdorin ushqime të gatshme dhe të konservuara. “Gjenerata e re është në fakt paja e Tiranës. Në qoftë se ne i inkurajojmë fëmijët të hanë shëndetshëm, të hanë produkte organike, besoj se mund të kemi një qytet shumë herë më të mirë se qyteti që kemi sot”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës.
Ai kërkoi që edhe restorantet apo ambulantët që shesin pranë shkollave dhe këndeve të lojërave të përdorin vetëm ushqime të shëndetshme, duke dekurajuar përdorimin e ushqimeve të gatshme dhe të paketuara. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajVeliaj
Pas

”Doni me jau q* nanën me muzik”, komentuesi i përvishet Ramës. Kryeministri s’ia lë mangët

Para

Kriza politike, Kryemadhi: Sa herë që Rama dhe Basha sulmojnë njëri-tjetrin, 100 vende pune më pak

Para
Monika Kryemadhi me mesazhe të forta: Falenderoj Klajdën që herë pas here i duhet të mbyllë gojën…

Kriza politike, Kryemadhi: Sa herë që Rama dhe Basha sulmojnë njëri-tjetrin, 100 vende pune më pak

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.