20:38 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bularati”, Meta deklaratë të fortë: kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh

22:39 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bularati”, Meta deklaratë të fortë: kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh

Presidenti Meta duke iu referuar ngjarjes së “Bularatit” dhe mënyra se si precipitoi situata ditën e varrimit të Kostandinos Katsifas, por edhe tensionin që solli mes dy vendeve më pas, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.

Meta ka thënë në emisionin “Open” se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”, pasi situata të tilla nuk janë sporadike.

“E rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e gjithë administrimit të një situate të tillë e të përgatitemi për provokime të tjera, sepse kemi përpjekje në vazhdimësi për të stisur raporte të paqena në funksion të axhendave të ndryshme që si shpërbejnë paqes në rajon”, tha Meta.

“I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike”, shtoi kreu i shtetit.

“Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Duhet të jemi të qetë në teorikë dhe të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona”, shtoi Presidenti.

Do ndikojë ngjarja në Bularat negociatat me Shqipërisë e Greqisë?

“S’ka arsye pse duhet të ndikojë. Duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet për acarimet e marrëdhënieve shqiptaro-greke do vijojë. E rëndësishme që ne të jemi të qetë dhe të përmbajtur”.

Kujtojmë që presidenti Meta komentoi sot edhe deklaratën e ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias i cili tha 1 ditë më parë se ushtria greke nuk e njihte kufirin me Shqipërinë.

“Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-neës, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-neës. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi.

Në rastin se është fake-neës, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës. Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa”,  deklaroi Meta sot në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” . (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: BularatiIlir Mreta
Pas

Menjëherë pas dorëheqjes si zv. ministër i Arsimit, Taulant Muka zbulon ofertat jashtë Shqipërisë

Para

Erald Kapri në “Natë me Xhaxhiun”: Mit’hat Frashëri i patjetërsueshëm, ky ishte gabimi i tij i vetëm

Para
Erald Kapri në “Natë me Xhaxhiun”: Mit’hat Frashëri i patjetërsueshëm, ky ishte gabimi i tij i vetëm

Erald Kapri në "Natë me Xhaxhiun": Mit'hat Frashëri i patjetërsueshëm, ky ishte gabimi i tij i vetëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.