15:48 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bularati”, procedohen 11 shtetas grekë, mbi ta rëndojnë 4 akuza

15:37 | 09/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bularati”, procedohen 11 shtetas grekë, mbi ta rëndojnë 4 akuza

Pas ngjarjes së ndodhur dje (8 Nëntor) në fshatin Bularat, mësohet se 44 personave u është refuzuar hyrja në Shqipëri pasi përbëjnë rrezik në vendin tonë.

Në ministrinë e Brendshme është sugjeruar që të mos lejohen në futen në Shqipëri për një periudhë 10 vjecare. Kjo në bazë të nenit 9 i ligjit nr. 108/2013 “per te huajt”.

Ndërsa për 11 shtetas grekë janë referuar materialet në prokurorinë e Gjirokastrës që të mos hyjnë në territorin shqiptar për një periudhë 15 vjecare.

Sipas burimeve, ata po hetohen për 4 akuzat, prodhim dhe mbajtje të armëve të gjuetisë, kalim të paligjshëm të kufirit, nxitje te grindjes dhe urrejtjes, si dhe për shpërndarje të shkrimeve anti kushtetuese.

Personat e hetuar dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga agjensitë ligjzbatuese.

Njoftim i Policisë së Gjirokastrës – 09.11.2018

Në vijim të informacionit lidhur me shoqërimin e disa shtetasve që gjatë ceremonisë mortore të të ndjerit K. K., në Bularat bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale, në përfundim të veprimeve të kryera nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

– Th.P., banues në Patra;

– Th.A., banues në Athinë;

– K.G., banues në Athinë;

– A.P., banues në Igumenicë;

– Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

– D.K., banues në Igumenicë;

– P.P., banues në Igumenicë;

– M.D., banues në Igumenicë;

– Ch.K., banues në Athinë;

– Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

– A.P., banues në Prevezë.

Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit K.K., në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cënimin e tërësisë tokësore të vendit”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 265, 225/2, 297 dhe 25 të Kodit Penal.

 

Etiketa: Bularatprocedohen 11 shtetas greke
Pas

Trupi ende në tokë/ Identifikohet autori, pse u vra kryetari i njësisë administrative Kotë (Detaje)

Para

“Kam abortuar”, Michele Obama rrëfen për herë të parë të shkuarën e saj

Para
“Kam abortuar”, Michele Obama rrëfen për herë të parë të shkuarën e saj

“Kam abortuar”, Michele Obama rrëfen për herë të parë të shkuarën e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.