14:52 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Buldozeri” i marrëveshjes Rama-Basha emërohet ambasador i SHBA në Athinë, Greqia shtyllë e stratëgjisë amerikane në Ballkan

17:43 | 20/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Buldozeri” i marrëveshjes Rama-Basha emërohet ambasador i SHBA në Athinë, Greqia shtyllë e stratëgjisë amerikane në Ballkan

I ashtuquajturi “Buldozeri”, Hoyt Brian Yee, i cili kishte nje rol përcaktues në arritjen e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, është emëruar ambassador I SHBA-së në Greqi.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ka pohuar se Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij caktimi si ambasador në Greqi i zv.ndihmës sekretarit të Departamentit të Shtetit për Europën, Hoyt Brian Yee tregon se SHBA po synon të investojë në këtë vend që e shikon me përparësi në Ballkan. Pyatt është treguar shumë optimist kur vjen puna për investimet amerikane: ai ka folur për Selanikun, për gazsjellësin TAP dhe seksionin greko-bullgar(IGB).

Pyatt po ashtu ka shprehur gatishmërinë e biznesit amerikan për të investuar në portin e Alexandroupoli që është terminal në këtë kontekst. Bëhet fjalë për shprehjen e interesit nga Exxon Mobile dhe nga Energean; ky i fundit ka marrë së fundmi miratimin për të nisur kërkimet në detin Jon dhe aktualisht operon në Greqinë e Veriut.

I pyetur mbi rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, ambasadori amerikan ka përcjellë si pikë të parë, kundërshtimin amerikan për një gazsjellës të dytë për Turkish Stream.

“Ne e shohim atë si një tjetër rrugë, njësoj si Rryma Veriore për Europën, për të zgjeruar varësinë nga gazi rus në një mënyrë që është keq për sigurinë europiane dhe për rritjen ekonomike të Europës. Turqia me përkufizim është pjesë e Korridorit të Jugut. E vetmja rrugë që gazi të vijë nga Azerbajxhani në Greqi për TAP është duke kaluar në territorin turk, kështu që këtu ka një rol natyral…Kjo është arsyeja që ne kemi qenë mbështetës kaq të mëdhenj të TAP, sepse krijon dinamika për Greqinë, Italinë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet ambasadori amerikan në Greqi.

Ai ka shprehur vlerësime për qëndrimin grek në raport me Turqinë, duke konsideruar se Turqia, duhet, ashtu siç propozon Greqia, të qëndrojë në institucionet perëndimore dhe me Perëndimin

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Hoyt Brian Yee
Pas

Çfarë ndodhi në Elbasan? Gazetari: Qyteti nën kontrollin e grupeve kriminale, djali biznesmenit probleme me drejtësinë

Para

“Ti mor lal ta duash Julin e ta kesh me jetë, por as Juli s’ka për ta var më po t’pa si po e ndot qytetin”, Veliaj i kthehet djalit të dashuruar

Para
“Ti mor lal ta duash Julin e ta kesh me jetë, por as Juli s’ka për ta var më po t’pa si po e ndot qytetin”, Veliaj i kthehet djalit të dashuruar

“Ti mor lal ta duash Julin e ta kesh me jetë, por as Juli s'ka për ta var më po t'pa si po e ndot qytetin”, Veliaj i kthehet djalit të dashuruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.