5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis sativa” është sasia e gjetur në 21 pako drogë të fshehura në mjetin “Mercedes Benz” që drejtohej nga një shtetase bullgare.
Ajo u identifikua ditën e djeshme si Maria Piskova Kurtanovic , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari.
në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve: K.N, 42 vjeç, dhe S.N, 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë)
Detaje të policisë:
QAFË-THANË
(Informacioni i plotë në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të kapur më datë 05.04.2017)
Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare transportuese e lëndës, si edhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar të saj.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:
Maria Piskova Kurtanovic , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari.
Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve :
K.N, 42 vjeç, dhe S.N, 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë)
Pasi dyshohet se këta shtetas i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz” me targa BL 987 TS, me të cilin u kap shtetasja bullgare.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan :
- 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva
- Mjeti tip “Benz” me targa BL 987 TS
- 70 Euro
- 1 aparat celular.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1512″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]