Reagon pas ngjarjes së rëndë të asfiksimit të 27 nxënësve në shkollën në Bulqizë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
”Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e rradhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!”, shkruan Kryemadhi teksa thotë se i lutet Zotit të na japë kurajo për ndryshim.
”Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.”, thekson më tej kryetarja e LSI-së.
Ditën e sotme nxënësit e shkollës së mesme ”Rifat Manjani” në Shupenzë u gjendën në një situatë shumë të vështirë, për shkak të keqfunksionimit të Kaldajës.
Menjëherë u shoqëruan në spital, duke dalë fatmirësisht nga gjendja e rrezikshme. (V.G/Faxweb)