Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kovashicë të Shupenzës. Një elektriçist gjatë punës është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ai u mor nga ambulanca për tu transportuar në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën
Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.