Në Bulqizë është shembur rruga që lidhte qytetin me minierat e kromit. Si pasojë e kësaj një mikrobuz ka rënë brenda por fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi mikrobuzi ishte bosh. Në brendësi të humnerës së krijuar ka rënë edhe një barake që shfrytëzohej nga punëtorët gjatë orarit të pushimit.
Bëhet fjalë për rreth 50 metra rrugë të shembur në gjatësi dhe 7 metër të fundosur në thellësi, në pjesën kryesore që lidh qytetin e Bulqizës me minierat. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post