Një 41-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë në Bulqizë.
Shtetasi A.L. kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë që ndërhyri për të parandaluar përshkallzimin e një konflikti mes dy shtetasve.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti me shtetasin H.M, e ka kanosur këtë dhe në momentin që ka ndërhyrë punonjësi i policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, shtetasi A.L, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë por më pas është vënë në pranga,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
(K.H/FAXWEB)