Policia e Bulqizës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dushaj” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë një 33-vjeçar nga Bulqiza, i cili posedonte një sasi droge të dyshuar si kanabis sativa. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi lëndën narkotike, një motomjet, një aparat celular dhe një sasi parash.
Njoftimi i plotë i policisë:
Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dushaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.
Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.