16:51 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bum” rastesh të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Dy të v.dekur dhe 125 të infektuar me koronavirus

16:40 | 06/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bum” rastesh të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Dy të v.dekur dhe 125 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 125 të infektuar me koronavirus si dhe dy vi ktima, nga testimi i 1,085 mostrave në 24 orët e fundit.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, vi ktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vde kurve nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi) ka arritur në 151.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 46 raste, pastaj 19 në Kumanovë, 17 në Shtip, 16 në Tetovë, 7 në Strugë, 6 në Gostivar ndërsa në tetë qytete tjera ka më pak të infektuar.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 ,ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona. Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 35,471 mijë teste.

Numri i madh i të vd ekurve është në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Shtipit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka sqaruar se numri i lartë i të infektuarve ka të bëjë me mosrespektimin e masave mbrojtëse, por edhe me numrin e lartë të testeve të kryera, që sipas tij është më i lartë, krahasuar me vendet e rajonit.

Ai bëri thirrje për respektimin e masave si dhe mosfshehjen e simptomave, pasi siç tha, tani shumica e të infektuarve shfaqen me më pak simptoma.

“Virusi është këtu, andaj nevojitet kujdes dhe bashkëpunim më i madh me mjekët. Virusi nuk është i rrezikshëm si në fazën fillestare, por megjithatë duhet reagojmë me kohë që të dalin nga gjendja me sa më pak pasoja”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 180 të infektuar që ishte shifra më e lartë me të infektuar që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, më 26 shkurt.

Që nga dita e premte qytetet më të prekura si Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi janë në izolim të plotë. Ndalimi i lëvizjes në këto qytete do të vazhdojë deri të hënën në 05.00./REL

Pas

Ndërron jetë 71-vjeçari në Gjirokastër

Para

Pas deklaratës së bujshme për “zyshat”, Mimi Kodheli nxjerr emrat: Pamja e tyre nuk ulërinte, mbanin mbi supe petkun e seriozitetit

Para
Fotoja që theu rrjetin, Mimi Kodheli kërkon ndjesë pasi ra në kurth

Pas deklaratës së bujshme për “zyshat”, Mimi Kodheli nxjerr emrat: Pamja e tyre nuk ulërinte, mbanin mbi supe petkun e seriozitetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusi/ Autobusi përplaset me trenin në Leningrad, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Ministria e Jashtme reagon ndaj pretendimeve të PD: Letra për ODIHR, pjesë e komunikimit normal zgjedhor

Trump i vendosi një ndër tarifat më të larta , Zvicra gati t’i paraqesë SHBA-së një marrëveshje të re tregtare

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor! Padit KAS-in dhe KQZ-në

Peqin/ Dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim!

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, reagon Meta: Asgjë e re nga prokurorët, kërkuam hetim kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së

Itali/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, në pranga 32-vjeçari, nën akuzë 24-vjeçarja! ‘Biznesi’ bëhej me mesazhe e foto

Elbasani humbet legjendën e futbollit, ndërron jetë Xhevahir Taushani

Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi

Elbasan/Dy vëllezër sulmojnë 60-vjeçarin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.