I ftuar në ‘Fax News’, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka deklaruar se deklarata e ministrit Xhafaj ditën e sotme se policia ka vepruar ndaj fenomenit të drogës vitin e fundit tregon në mënyrë indirekte se policia ka qenë e përfshirë, duke lënë të nënkuptohet se më parë nuk ka vepruar me qëllim.
Ai tha se ndërkombëtarët bënë gabim që nuk folën në kohën e duhur, por në këtë mandat ata po flasin dhe kanë tjetër marrëdhënie me Ramën. Ai tha se sot në marrëdhëniet me ndërkombëtarët Shqipëria përmendet vetëm për drogën dhe krimin.
“Ajo që tha Xhafaj se policia ka më pak se një vit se ka reafuar për drogën, pra ai e pranoi se policia nuk ka luftuar por është bërë pjesë e dorogë, më vjen keq ta them që sot Shqipëria njihet si vendi kryesorë që prodhon drogën. Minniti (ministri italian) ka folur në një moment shumë të rëndësishëm pas hetimeve disa vjeçare, ku flitet për një organizatë që ka trafikur dhjetëra tonë drogë dhe nga përgjimet është i përfshirë ministri i brenshëm. Ardhja e ministrit italian, ka ardhur se është i shqetësuar, sasia e kapur nga forcat e rendit është tre herë më shumë se 2016. Ai tha duhet luftuar organizatat kriminale, krerët, por ne kemi arrestuar fashatarë. Italia është vendi që përballet me shqetësimin më të madh, është porta për të hyrë droga në Europë. Nuk janë goditur organizatat kriminale dhe ai e tha këtë kur tha duhet të goditen të paprekshmit. Përhapja e kanabisit nuk është mungesë profesionalizmi apo kapacitetesh por përfshirje e shtetit.
Një vit mik si Italia ka qenë mbështetës kryesorë për të hequr vizat. Prokurori i Leçes para tre vitesh tha se adriatiku është kthyer në autostradë droge. Nuk janë goditur të paprekshimit. Këto hetime nuk mund të nisehin nga Shqipëria. Nëse pati një mbështetje të vepër nga partnerët, partnerët nuk folën për kanabizimin, ky mandat ka nisur ndryshe. Kemi raportin e departamentit amerikan të shtetit që e paraqet si bazë të zhvillimit rajonal, kemi shqetësime nga Holanda, Gjermania, Franca. Ky mandat ka nisu me drogën dhe krimin. Kjo është e vetmja marrëdhënia që Brukseli po shqyrton me Shqipërinë. Kanabisi dhe Shqipëria janë dy emra të pandashëm.
Kjo situatë nuk ndodhi vetëm prej shqiptarëve, pavarësisht se Rama është fajtori kryesorë, por ndodhi edhe për shkak se mbyllën gojën ndërkombëtarët, turp të kenë, tonelatat janë tuneleve”, tha ai. (B.H/Shuplaka)