Deputeti demojkrat Aldo Bumçi, i ftuar në studion e Fax Neë ka folur për pritshmërinë mbi çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që pritet të hapen ditën e nesërme.
“Dita e nesërme nuk mund të jetë ditë feste sepse komisioni bëri po të njëjtën gjë para dy vitesh. Kishin një rekomandim pozitiv me kusht zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por vendet anëtare, duke filluar me Gjermaninë që është vendi kryesor, por edhe vende të tjera, vendosën një sërë kushtesh, që kishin të bënin me zgjedhjet, luftën kundër krimit e korrupsionit, zbatimin e Reformës në Drejtësi. Dekriminalizimin, luftën kundër kanabisit. Pra ishin një sërë çështjesh.
Përsëri pritet që Komisioni të japë një rekomandim pozitiv, cili pritet të marrë miratimin në samitin e vendeve anëtare në Sofie të Bullgarisë në qershor. Në qeshor do të merret vendimi nëse hapen negociatat. Ne shpresojmë që negociatat të hapen jo sepse Shqipëria i ka përmbushur kushtet por sepse duke u afruar me BE të shtohen instrumentat dhe presioni për reformat.
Bumçi tha se rruga me më pak kosto për ta shëruar Shqipërinë nga gjendja e vështirë ku ndodhet është vëmendja më e madhe nga partnerët perëndimorë. Sipas Bumçit, hapja e negociatave do të shtojë presionin nga BE për kryerjen e reformave.
“Fakti që ende nuk e kemi të sigurtë. Fakti që nga Gjermania, vendi kryesor i BE, vijnë mesazhe kritike sa i takon luftës kundër Krimit e Drogës, Franca ka probleme me azil kërkuesit dhe me fëmijët e bragtisur shqiptar, tregon që qeveria shqiptare nuk ka përmbushur kërkesat.” – tha deputeti i PD.
Veç Maqedonisë që ka probleme me emrin, asnjë vend tjetër nuk ka dashur 4-5 vite për të hapur negociatat. Mali i Zi i hapi 1 vit e gjys pas marrjes së statusit kandidat. Ne e kemi marrë në vitin 2014 dhe ende nuk dihet kur do merren.” – tha ai.
Videoja e plotë e Aldo Bumçit në Fax News:
(E.L./Faxweb)