Nga sot në Gjermani do të lejohen martesat gay. Bundestagu gjerman sot miratoi lejimin e martesave gay në këtë vend.
Projekt-ligji i jep çifteve homoseksuale në Gjermani të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale dhe do të lejojë çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të bashkojnë fëmijët.
Ligji kaloi me 393 vota. Megjithatë Anngela Merkel ka votuar kundër këtij project-ligji dhe ka argumentuar votën e saj. Merkel vetëm pak ditë më parë u shpreh për kalimin e project-ligjit por sot ajo votoi kundër dhe tha se martesa është në thelb është bashkim mes burrit dhe gruas.
“Për mua, martesa është në thelb një bashkim mes burrit dhe gruas, dhe kështu që unë votova kundër”, u shpreh Merkel.
Ky vendim vjen në kundërshtim me qëndrimin tradicional të partive konservatore gjermane CDU dhe CSU, që gjithmonë kanë kundërshtuar këtë ligj.
Mbështetësit e të drejtave të homoseksualëve festojnë pas votimit të ligjit.
Pasi të jetë nënshkruar zyrtarisht, Gjermania do të hyjë në klubin e më shumë se 20 vendeve ku martesa e të njëjtit seks është e ligjshme.
Dy të tretat e gjermanëve thanë se ishin në favor të legalizimit të martesës së të njëjtit seks në një të fundit. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post