13:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bundestagu nis diskutimet, çfarë vendimi do të marrin ligjvënësit gjermanë?!

21:12 | 26/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet me Turqinë, Gjermania vendos transferimin e bazës ushtarake

Ashtu siç edhe ishte njoftuar, Bundestagu në Gjermani ka nisur diskutimet në lidhje me kërkesën e deputetëve brenda koalicionit CDU/CSU për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Diskutimi është njoftuar se do të zgjasë rreth 45 minuta ndërkohë që fjalën e ka marrë fillimisht deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn ndërsa pas tij janë duke folur edhe përfaqësues të tjerë të Bundestagut.

Bundestagu gjerman nisi diskutimet për Shqipërinë në orën 20.00 në një debat prej afro 45 minutash. Bundestagu pritet të vendosë për paketen e amendimeve të paraqitura nga grupimet CDU/CSU dhe SPD  të cilat kanë vendosur 9 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit të negociatave të vendit tonë me BE.

Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duhet të miratohet reforma zgjedhore e cila të sigurojë transparence të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët publik  duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje.

Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative,

Ne bundestag janë paraqitur sic shihet dhe nga faqja zyrtare e Bundestagut edhe  tre kushte të reja nga Partia e të gjelbërve, edhe pse një përfaqësues i kësaj force politike Manuel Sarrazin një ditë më parë kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane. Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë, kushti I parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe I treti  përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.

Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. (lexo këtu 9 kushtet fillestare)

(F.GJ/ Faxweb.al)

Pas

Fushatë dhe nacionalizëm, çfarë thonë demokratët në Kosovë për bashkimin me Shqipërinë

Para

Video/ U paraqit me dokumente italiane, zbulohet si qendron e vërteta me skafistin e tretë të arrestuar në Greqi

Para
Superaksioni i policisë greke/ Dalin për herë të parë pamjet e ndjekjes së gomones me drogë ne mes të detit

Video/ U paraqit me dokumente italiane, zbulohet si qendron e vërteta me skafistin e tretë të arrestuar në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia sulmon Ukrainën me gati 500 dronë dhe raketa

Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)

Berat/Finalizohet operacioni antidrogë “Orders”, në pranga 2 të rinj që shpërndanin doza cannabisi në qytet

Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë

SHBA, “grusht shteti”: Policia urdhër protestuesve të largohen, Trump: Sillni ushtrinë!

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata!

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.