Bunk’Art 2 gjithnjë e më shumë po kthehet në një atraksion kryesor për mijëra turistë të huaj por dhe shqiptarë të cilët vizitojnë Tiranën.
Nuk ka dyshim se muzeumi-labirinth në “underground”-in e Ministrisë së Brendshme që ofron për vizitorët artefakte, foto, dokumente, video të shumta e bëjnë më intriguese vizitën për turistët e huaj, veçanërisht për ata të cilët kanë pak apo aspak njohuri për të kaluarën komuniste të vendit.
Prandaj ndalesa e parë për mijëra turistët e huaj që vizitojnë qendrën e Tiranës, është Bunk’Art 2.
Në një video të publikuar sot në mëngjes nga kryeministri Edi Rama është e dukshme radha e gjatë e turistëve të cilët presin të hyjnë në bunkerin sekret të Ministrisë së Brendshme që është dhe muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist.
Rama shkruan se turistet qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqtë.