Avokatja Margarita Kola në Faxnews ka komentuar rastin e gruas lehonë në Shkodër, e cila është futur në burg për një gjobë të marrë kohë më parë.
Kola për gazetaren Xhilda Kondi tha se është një rast unikal ndërsa shtoi se gjykata duhet të jetë shumë e kujdesshmë në masat që jep.
Kola: Cfarë rehabilitimi i jep kësaj nëne kur futet në burg për 250 mijë lekë. Mendoj që ky zotëria qëështë bashkëshorti i saj është duke e përndjekur dhe e ka bërë në mënyrë të qëllimshme.
Gjykata duhet të jetë shumë e kujdesshmë në masat që jep. Amerika ka ndryshuar për shkak të gjykatave.
Gjyqtarë kini kujdes se jeni kthyer në inkuizitorë. Edhe gjykatat janë kthyer në inkuizitore. Duhet të kemi kujdes në drejtësi, ku po mbushen burgjet me njerëz. Drejtësia duhet ti japi mesazhe shoqërisë, ndëshkimi duhet të jetë proporcional. Për politikanë jepen masa qesharake ndërsa një lehonë futet në burg për një gjobë. E kupton disproporcionin.
Une e kuptoj që ka një presion të madh mbi gjykatat.