20:46 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Burgosja e Salianjit zbret opozitën në shesh/ Skenarët e protestës që nis te Kryeministria dhe do përhapet në disa zona të kryeqytetit

08:44 | 07/10/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Burgosja e Salianjit zbret opozitën në shesh/ Skenarët e protestës që nis te Kryeministria dhe do përhapet në disa zona të kryeqytetit

Mbahet sot protesta e opozitës, ku Partia Demokratike në orën 18.00 do të zbresë në shesh kundër qeverisë, në një protestë që është paralajmëruar të jetë atipike.

Në Kryesinë e PD dhe më pas në Këshillin Kombëtar u vendos që të jetë një protestë marshim në formën e mosbindjes civile dhe duket se kështu do të ndodhë.

Vetë organizatorët janë kujdesur që të mbajnë sekret skenarin. E vetmja gjë që dihet është se mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty nuk do të ketë fjalime, teksa më pas pritet që turma të lëvizë dhe do të bllokohen disa akse rrugore, por që vetë nga PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore, ndërsa vetë policia reagoi dje pasdite, ku bëri me dije se do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas në disa akse rrugore, të cilat janë:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji. Ai u dënua me 1 vit burg për skandalin “Babale”.

Ndërkohë sot edhe ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër, ndërkohë që deputetët të gjithë janë shpërndarë në bazë për të bindur qytetarët të bëhen pjesë e reagimit nesër.

“Nisim pra, për 23 orë betejën e jetës sonë. Betejën e shansit tonë historik, me të cilën ne nuk pranojmë kurrë më t’i dorëzojmë një kryekrimineli, një kryehajduti, atij dhe as mafies ndërkombëtare vullnein tonë, votën tonë. Nisim betejën për t’iu provuar shqiptarëve se kjo betejë nuk është betejë për pushtetin e Sali Berishën, përkundrazi kjo është betejë për pushtetin e shqiptarëve, kjo është betejë për pushtetin tuaj, kjo është betejë për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj. Kjo është betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza do të të presin përpara. Prite popullin opozitar! Priteni, priteni se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja dhe vetëm fitorja është fati ynë. Miqtë e mi, beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë”, tha Berisha në fjalimin e përnatshëm nga banesa e tij.

Pas

Rama ndan pamjet nga Kampionati Europian i Parashutizmit të Lirë në Gjirokastër: Finalistë nga 25 vende do të garojnë për 8 ditë

Para

Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë, plagosen dhjetë persona

Para
Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë, plagosen dhjetë persona

Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë, plagosen dhjetë persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.