40 të burgosur që vuanin dënimet për vepra të ndryshme penale në Burgun e Durrësit janë zhvendosur në burgun e sigurisë së zakonshme në Fushë-Krujë.
Shkak për këtë zhvendosje është bërë përmbytja e ambienteve të brendshme të këtij burgu nga shirërat e rëna pak ditë më parë.
Burime për Fax News konfirmojnë se të enjten pasdite 40 të burgosur dhe persona në paraburgim janë dërguar në fushë-Krujë.
Pas tranferimit të të dënuarve nga IEVP, ekipe të shumta nga emergjencat civile, zjarrëfiske dhe ujësjellësit kanë bërë të mundur largimin e ujit me pompa ndërsa Brenda ambienteve po punohet për pastrimin e tyre.
40 të burgosurit e transferuar në fushë-krujë do të qendrojnë aty Deri në vënien në funskion të ambienteve në Durrës.
Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar shumë banesa dhe objekte kanë prani të lartë uji në Durrës. Situata paraqitet e rënduar në ish-Kënetë Shkozet, Sukth, Katundi i Ri. Edhe IEVP Durrës ndodhet nën pushtetin e ujit. Pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë, nuk po funksionon./faxnews