Shoqërohet nga ana e Policisë një prej grabitësve që dyshohet se ishin pjesë e ngjarjes që ndodhi të martën në Rinas.
Mësohet se personi i shoqëruar ishte me inicialet M.H, dhe ka qenë ish-efektiv i Policisë së Rinasit, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë së shtetit.
Ky person ishte lakuar edhe më herët në media si i përfshirë në ngjarje, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij i plotë.
Sipas burimeve dyshohet se ky person iu ka dhënë informacione grupit të grabitësve, dhe ka treguar mënyrën si funksionon skema e sigurisë në Aeroport.
Mendohet se në grabitje kanë marrë pjesë me shumë se 5 persona, ndërsa një prej tyre mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me forcat e FNSH-së.
Derimë tani i vetmi person që është identifikuar është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post